Customer Care Representative
Sherbimi ndaj klientitRreth Aztech Group
Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri kyçe përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shoping Mall, GiFi, Decathlon, Entertainment Kosova dhe Retail Fashion. Me një fokus të fortë në inovacion, cilësi dhe eksperiencë të klientit, grupi ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme në treg dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetin e tij në rajon.
Ne besojmë në njerëz me ambicie dhe rezultate dhe krijojmë hapësirë për ata që duan të rriten dhe të bëjnë diferencë reale.
Customer Care Representative
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pranimi dhe menaxhimi i thirrjeve hyrëse nga klientët.
- Pranimi dhe përgjigjja ndaj mesazheve të klientëve përmes WhatsApp-it, rrjeteve sociale, email-it dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
- Ofrimi i informatave të sakta rreth produkteve, çmimeve, ofertave dhe disponueshmërisë së artikujve.
- Asistimi i klientëve gjatë procesit të porosisë online.
- Konfirmimi dhe përcjellja e porosive të klientëve.
- Informimi i klientëve rreth statusit të porosisë dhe dorëzimit.
- Trajtimi i kërkesave për ndryshim, anulim, kthim ose ndërrim të porosive, në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Pranimi dhe trajtimi fillestar i ankesave të klientëve.
- Koordinimi me ekipet e e-commerce, shitjes, logjistikës, depove dhe dyqaneve.
- Përcjellja e kërkesave te kompania ose departamenti përkatës brenda grupit.
- Regjistrimi dhe përditësimi i saktë i kërkesave dhe komunikimeve me klientët në sistem.
- Ndjekja e rasteve të hapura deri në zgjidhjen e tyre.
- Sigurimi i një komunikimi profesional, të shpejtë dhe korrekt me klientët e të gjitha kompanive të grupit.
- Raportimi i problemeve të përsëritura dhe sugjerimeve të klientëve te personat përgjegjës.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe orientim i lartë ndaj klientit.
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë profesionale përmes telefonit dhe komunikimit me shkrim.
- Njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe platformave online.
- Aftësi për të menaxhuar disa kërkesa njëkohësisht dhe për të punuar nën presion.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi të mira organizative.
- Aftësi për punë ekipore dhe koordinim me departamente të ndryshme.
- Përvoja paraprake në Customer Care, Call Center, shitje ose e-commerce konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrojmë
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi profesional brenda kompanive të grupit.
- Trajnim dhe mbështetje për proceset dhe sistemet e punës.
- Mundësi për të punuar me brende dhe kompani të ndryshme brenda grupit.
Lokacioni: Magjistrlja Prishtinë – Mitrovicë (Parku i Biznesit – Llazarevë)
Dërgo CV-në tënde në [email protected]
Afati i aplikimit: 20.10.2026