KUSHTET DHE TERMAT E PËRDORIMIT

TË PËRGJITHSHME

Qasja dhe shfrytëzimi i kësaj uebfaqeje dhe produkteve dhe shërbimeve që janë në dispozicion përmes kësaj uebfaqeje (bashkërisht "Shërbimet") u nënshtrohen kushteve, afateve dhe njoftimeve vijuese ("Kushtet e Shërbimeve"). Përmes shfrytëzimit të këtyre Shërbimeve, ju pajtoheni me të gjitha Kushtet e Shërbimeve, ashtu siç mund të përditësohen kohë pas kohe prej nesh. Ju duhet ta kontrolloni këtë faqe vazhdimisht në mënyrë që të shihni ndryshimet që mund të paraqiten në Kushtet e Shërbimeve.

Qasja në këtë uebfaqe lejohet përkohësisht dhe ne ruajmë  drejtën për të tërhequr ose për të ndryshuar shërbimet pa paralajmërim. Në rast se për çfarëdo arsye kjo uebfaqe nuk është në dispozicion për një kohë apo për një periudhë të caktuar, ne nuk do të jemi përgjegjës për këtë. Kohë pas kohe ne mund të kufizojmë qasjen në disa pjesë apo edhe në të gjithë uebfaqen. 

Kjo uebfaqe po ashtu përmban linqe për në uebfaqet e tjera, të cilat nuk menaxhohen nga AZTECH Online ("Linqet e tjera"). AZTECH Online nuk ka kontroll mbi linqet e tjera dhe nuk mban kurrfarë përgjegjësie për to e as për ndonjë humbje apo dëmtim që shkaktohet nga shfrytëzimi i tyre. Shfrytëzimi i linqeve të tjera do t’i nënshtrohet kushteve të tjera të përdorimit dhe të shërbimeve, të cilat ndryshojnë sipas uebfaqes.

 

POLITIKA E PRIVATËSISË

Politika jonë e privatësisë, e cila përcakton mënyrën se si do t’i shfrytëzojmë informatat tuaja, mund të gjenden në Politika e privatësisë. Përmes përdorimit të kësaj uebfaqeje, ju jepni pëlqimin tuaj për vazhdim të mëtejshëm dhe ju garantoni se të gjitha të dhënat e ofruara nga ju janë të sakta dhe të përditësuara. Ju jeni përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përditësimin e duhur të informacioneve të llogarisë suaj sa i përket saktësisë dhe plotësisë.

PARANDALIMET

Ju nuk duhet të keqpërdorni këtë uebfaqe. Ju nuk do të: kryeni apo të inkurajoni kryerjen e ndonjë shkeljeje penale; transmetoni ose shpërndani ndonjë virus, trojan, karrem, bombë logjike apo të postoni ndonjë material tjetër i cili ka qëllim të keq, i cili është i dëmshëm në aspektin teknologjik, i cili shkel besimin ose në ndonjë formë është ofendues dhe i turpshëm; ndërhyni në ndonjë aspekt të shërbimit; prishni të dhënat; bezdisni përdoruesit e tjerë; shkelni të drejtat pronësore të ndonjë personi tjetër; dërgoni materiale reklamuese ose promocionale të pakërkuara, të cilat zakonisht referohen si "spam"; ose përpiqeni të ndikoni në performancën ose funksionalitetin e ndonjë kompjuteri apo qasjeje të kësaj uebfaqeje. Shkelja e kësaj dispozite paraqet shkelje penale. AZTECH ONLINE do të raportojë shkeljet e tilla tek autoritetet e zbatimit të ligjit dhe do të shpalosë para tyre edhe identitetin tuaj.

Ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj ndonjë humbjeje ose dëmtimi të shkaktuar nga ndonjë sulm, virus i shpërndarë si përgënjeshtrim i shërbimeve apo ndonjë material tjetër i dëmshëm teknologjikisht, i cili mund të infektojë pajisjet tuaja kompjuterike, programet kompjuterike, të dhënat dhe materialin tjetër të patentuar për shkak të shfrytëzimit të këtij uebfaqe ose për shkak të shkarkimeve të ndonjë materiali të postuar në të apo në ndonjë uebfaqe të lidhur me të.

Përdorimi i sistemeve automatike ose i softuerit për të nxjerrë të dhëna nga kjo uebfaqe për qëllime komerciale (nxjerrje e fotografisë në ekran) ndalohet pa posedim licence.

KUSHTET E SHITJES

Me bërjen e porosisë, ju pajtoheni që të blini një produkt dhe t’i nënshtroheni kushteve dhe afateve vijuese. Të gjitha porositë (urdhërblerjet) i nënshtrohen dispozicionit dhe konfirmimit për çmimin e porosisë. 

Koha e dërgimit mund të ndryshojë varësisht nga dispozicioni, si dhe garancitë ose paraqitjet e dhëna lidhur me kohën e dërgimit i nënshtrohen çdo vonese të mundshme, që mund të jetë si rezultat i vonesave postare ose ndonjë force madhore, për të cilat ne nuk do të mbajmë përgjegjësi.

Për të bërë marrëveshje me AZTECH Online ju duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe për të paguar online duhet të keni kartelë krediti ose debiti të vlefshme, të lëshuar nga ndonjë bankë që është e pranueshme për ne. AZTECH ONLINE përveç pageses online ka edhe mundesine e pagesës përmes transferit bankar si dhe me mjete kesh ne njeren nga pikat e shitjes. AZTECH Online ruan të drejtën për të refuzuar ndonjë kërkesë të bërë nga ju dhe AZTECH Online mban të drejtën për të mbyllur llogarinë tuaj në AZTECH ONLINE në lirinë e tij të plotë të veprimit. Nëse pranohet porosia juaj, ne do t’ju informojmë përmes email-it dhe do të konfirmojmë identitetin e palës me të cilën keni bërë marrëveshjen. Kjo palë gjithmonë do të jetë AZTECH Online. Kur të bëni porosinë, ju merrni përsipër se të gjitha detajet që na i siguroni janë të vërteta dhe të sakta, se jeni përdorues i autorizuar i kartelës së kreditit apo debitit për të bërë porosinë, dhe se keni fonde të mjaftueshme për të mbuluar koston e artikujve/mallit.

AZTECH Online lajmron të gjithë konsumatorët e sajë potencila që në rastë të gabimeve teknike të çfardo natyre ruan të drejtën e mos realizimit të dorëzimit të produktit dhe poashtu njofton  konsumatorët pasi që ka bër porosinë se si e tillë nuk mund të realizohet duke sqaruar gabimin eventual teknik mungesën e stokut apo pamundesin fizike për ta kryer dorëzimin  e produktit. Në rastet kur konsumatori ka kryer  pagesë direkte në platformë AZTECH Online merrë Obligimin për kthimin e mjeteve në llogarin e konsumatorit në afat ditorë prej 5 ditësh.

Kusht për pranimin e porosisë është konfirmimi përmes  kontaktimit nga agjenti i Online i shitjeve  permes thirrjes telefonike, sms ose platformave tjera si Viber ose Whats up

 

KONTRATA JONË

Kur të bëni një porosi, ju do të pranoni një konfirmim përmes email-it për pranimin e porosisë suaj. Ky email do të jetë vetëm një njoftim dhe nuk përbën edhe pranimin e porosisë suaj. Marrëveshja mes nesh për blerjen e artikujve nuk do të bëhet derisa të aprovohet pagesa juaj nga ana jonë dhe derisa të kemi debituar kartelën tuaj të kreditit apo debitit, për çka edhe ju njoftojmë me një email tjetër me te gjitha të dhënat që ndërlidhen me pagesën e porosisë suaj.

ÇMIMET DHE DISPOZICIONI I ARTIKUJVE

Derisa përpiqemi dhe sigurohemi se të gjitha detajet, përshkrimet dhe çmimet që shihen në këtë uebfaqe janë të sakta, prapëseprapë gabimet mund të ndodhin. Nëse vërejmë ndonjë gabim në çmimin e ndonjë artikulli të cilin e keni porositur, ne do t’ju njoftojmë sa më herët që është e mundur dhe do t’ju japim mundësinë e rikonfirmimit të porosisë suaj me çmimin korrekt ose me mundësinë e anulimit. Nëse nuk do të mund t’ju kontaktojmë, do ta konsiderojmë porosinë si të anuluar. Nëse anuloni, por në të njëjtën kohë keni paguar për artikujt, juve do t’ju kthehet pagesa e plotë. Kostot e transportit do t’ju ngarkohen shtesë; ngarkesat e tilla shtesë janë të qarta aty ku është e zbatueshme dhe përshihen në “Gjithsej Kosto”.

Shërbimi mund të përmbajë gabime tipografike ose gabime të tjera, ose pasaktësi, dhe mund të mos jetë i plotë ose real. Prandaj ne ruajmë të drejtën për të korrigjuar çdo gabim, pasaktësi ose mungesë, dhe për të ndryshuar dhe përditësuar informatat në çdo kohë pa njoftim paraprak. Ne ruajmë të drejtën për të refuzuar plotësimin me të dhëna të çdo porosie që mund ta bëni, bazuar në informatat në Shërbim, të cilat mund të përmbajnë gabime apo pasaktësi, përfshirë pa kufizim, gabimet, pasaktësitë ose informatat e vjetruara lidhur me çmimin, transportin, kushtet e pagesës ose politikat e kompensimit.

POLITIKAT PËR KTHIMIN E MALLIT/KTHIMIN E MJETEVE

Produktet e blera AZTECH Online nuk mund të kthehen përveç nëse ju nuk e keni pranuar produktin e njejtë me atë që është shfaqur në dyqan në momentin e blerjes. Kthimin e produkteve mund ta bëni edhe në rastet kur ai produkt nuk është funksional apo nuk është i plotë apo i mungon ndonjë pjesë përciellëse dhe cilado nga këto nuk ka mundur të vërhet në momentin e pranimit të produktit. Kthimi i produkteve nuk është i pranueshëm nëse produktet kanë pasur ndonjë të metë dhe në momentin e pranimit ka qenë e mundshme identifikimi i tyre si p.sh. në rastet kur produkti është i gëervishur, ka paketim të dëmtuar, është i dëmtuar fizikisht e të ngjashme. Vlerësimin dhe vendimin për refuzimin/pranimin e kërkesave për kthimin e produkteve e bën ekskluzivisht AZTECH ONLINE. Me rastin e aprovimit të kthimit të produkteve AZTECH ONLINE do të bëjë kthimin e mjeteve prapa me të njëjtën mënyrë sikurse që është kryer pagesa për vlerën e artikujve që janë kthyer.

Pagesa kthehet prapa edhe në rastet kur për cfarëdo arsye AZTECH Online nuk ka mundur t’ua sigurojë produktet e porositura.

PAGESA

Me të pranuar porosinë tuaj, ne bëjmë një kontrollim standard para autorizimit për kartelën tuaj të pagesës, për të siguruar se keni fonde të mjaftueshme për të kryer transaksionin. Mallrat nuk do të lëshohen derisa të ketë përfunduar ky kontrollim para autorizimit. Me të pranuar porosinë, nga kartela juaj do të bëhet tërheqja.

KUPONËT E ZBRITJEVE

Kodet me zbritje promocionale – Kohë pas kohë ne mund të ofrojmë kode për zbritje promocionale, të cilat mund të aplikohen në blerje të caktuara ose të specifikuara të cilat bëhen përmes uebfaqes.  

Kushtet e shfrytëzimit lidhur me çfarëdo kodi për zbritje do të specifikohen në kohën e lansimit të tyre.

  1. Vetëm një kod promocional mund të përdoret për porosi. Një kod promocional nuk mund të përdoret pas bërjes së porosisë/urdhërblerjes
  2. Nëse kodi promocional ka skaduar, atëherë ju nuk duhet të përpiqeni ta përdorni. Po ashtu ju nuk mund të këmbeni kodin tuaj promocional me para në dorë
  3. Nëse u është dhënë një kod për zbritje promocioanle, atëherë ai mund të përdoret vetëm në llogarinë tuaj të AZTECH ONLINE për qëllimin të cilin është lëshuar
  4. Ju nuk duhet ta shpërndani kodin tuaj promocional tek miqtë ose ta postoni atë në ndonjë forum – duhet ta mbani konfidencial dhe ta përdorni vetëm për blerjet tuaja përmes uebfaqes
  5. Kujdesuni për kodin tuaj promocional, sepse ne nuk jemi të detyruar t’ua zëvendësojmë një të tillë, dhe keqpërdorimi i kodit në rast të humbjes nga pakujdesia dhe përdorimit të tij nga dikush tjetër do të rezultojë në anulimin e tij
  6. Mund të aplikohen edhe përjashtime në kategori të caktuara të markave dhe të produkteve. Ne do t’ju njoftojmë në rast se kodi promocional nuk mund të përdoret tek kategori të markave të caktuara apo produkteve të caktuara në shportën tuaj para përfundimit të bërjes së porosisë/urdhërblerjes.

MOHIMI I PËRGJEGJËSISË

Materiali i paraqitur në këtë uebfaqe ofrohet pa kurrfarë garancie dhe kushti sai përket saktësisë së tij. Me përjashtim kur theksohet shprehimisht e kundërta, deri në shkallën e lejuar me ligj, AZTECH Online dhe furnizuesit e tij, ofruesit e përmbajtjes dhe reklamuesit, që këtej përjashtojnë të gjitha kushtet, garancitë dhe kushte e tjera të cilat mund të nënkuptohen ndryshe me statut, ligj të përgjithshëm ose ligj të barazisë dhe nuk do të jenë përgjegjës për asnjë dëm, çfarëdo qoftë ai; përfshirë por jo edhe kufizuar në dëme direkte, indirekte, të veçanta, rezultuese, ndëshkuese ose rastësore, ose dëme për humbjen e shfrytëzimit, fitimit, të dhënave ose pasurive të paprekshme, dëmet në emër ose reputacion, ose kosto e prokurimit të mallrave dhe shërbimeve zëvendësuese, të cilat paraqiten ose ndërlidhen me përdorimin, pamundësinë për të përdorur, me funksionimin ose mosfunksionimin e kësaj uebfaqeje ose faqeve të tjera dhe ndonjë materiali të postuar këtu, pa marrë parasysh nëse dëmet e tilla kanë qenë të parashikueshme ose nëse rrjedhin nga kontrata, aktet e papranueshme, barazia, statuti, ligji i përgjithshëm ose tjetër. Kjo nuk ndikon në detyrimin e AZTECH Online-it për vdekjen ose lëndimin personal që është rrjedhojë e neglizhencës, e as për keqprezantimin e rrejshëm, keqinterpretimin lidhur me një çështje themelore ose ndonjë detyrim tjetër që nuk mund të përjashtohet ose të kufizohet me ligjin e zbatueshëm.

LIDHJA NË KËTË UEBFAQE

Ju mund të lidheni në faqen tonë kryesore, me kush nëse këtë e bëni në mënyrë të drejtë dhe ligjore dhe nuk dëmtoni reputacionin tonë ose e shfrytëzoni atë, mirëpo ju nuk duhet të lidheni në atë mënyrë që të prezantoni ndonjë lloj asociacioni, aprovimi ose dorëzimi tek ne nëse nuk ekziston një i tillë.

Ju nuk duhet të krijoni lidhje nga asnjë uebfaqe në të cilën nuk jeni pronar.

Kjo uebfaqe nuk duhet të modelohet në asnjë faqe tjetër dhe ju nuk duhet të krijoni asnjë lidhje me ndonjë pjesë të kësaj uebfaqeje përveç faqes kryesore. Ne ruajmë të drejtën që të tërheqim lejet për lidhje pa paralajmërim.

DEKLARATA MOHUESE SA I PËRKET PRONËSISË SË MARKAVE TREGTARE, IMAZHEVE TË PERSONALITETEVE DHE TË DREJTAVE AUTORIALE TË PALËS SË TRETË

Përveç nëse theksohet shprehimisht, përndryshe të gjithë personat (përfshirë emrat dhe imazhet e tyre), markat tregtare të palës së tretë dhe imazhet e produkteve, shërbimeve ose/dhe lokacioneve të palës së tretë që shfaqen në këtë uebfaqe nuk janë të ndërlidhura, të shoqëruara ose të anëtarësuara në AZTECH ONLINE, dhe ju nuk duhet të mbështeteni në praninë e një lidhjeje ose marrëdhënieje të tillë. Çdo markë tregtare/emër tregtar që shfaqet në këtë uebfaqe është pronë e pronarëve të asaj marke tregtare. Nëse referohet një markë tregtare ose emër marke, ajo përdoret vetëm për të përshkruar ose për të identifikuar produktet dhe shërbimet, dhe nuk paraqet në asnjë mënyrë  pohimin se produktet ose shërbimet e tilla  janë të ndërlidhura ose të ofruara nga AZTECH ONLINE.

NDRYSHIMET 

AZTECH ONLINE do të ketë të drejtë që në lirinë e tij të plotë të veprimit, në çdo kohë dhe pa paralajmërim, të ndryshojë, të heqë ose të plotësojë Shërbimet dhe/ose ndonjë faqe të kësaj uebfaqeje.

ANKESAT 

Ne operojmë me një procedurë për trajtimin e  ankesave përmes së cilës ne do të përpiqemi që të zgjidhin mosmarrëveshjet që në paraqitjen e tyre: ju lutem na njoftoni në rast se keni ndonjë ankesë apo koment.

HEQJA DORË

Nëse shkelni këto kushte dhe ne nuk ndërmarrin asnjë veprim, ne prapëseprapë do të kemi të drejtë të shfrytëzojmë të drejtat dhe procedurat tona për rregullimin në çdo situatë tjetër në të cilën ju shkelni këto kushte.