Kategori Menaxher

Furnizim
Rreth Aztech Group Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shoping Mall, GiFi, Decathlon, Entertainment Kosova dhe Retail Fashion. Me fokus në performancë, eksperiencë klienti dhe standarde të larta operimi, grupi po zgjerohet vazhdimisht në treg. Ne ndërtojmë ekipe që japin rezultate dhe kërkojmë liderë që dinë t’i çojnë përpara. Pozita: Kategori Menaxher Kompania: AZTECH Lokacioni: Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë (Parku i Biznesit – Llazarevë)
Orar i plotë Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë (Parku i Biznesit – Llazarevë) Mbi 2 vite eksperiencë | Postuar: 2026-10-20 00:00:00

Si Menaxher i Kategorisë, do të jeni përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operacional të kategorisë suaj, duke siguruar rritje të shitjes, optimizim të portofolit të produkteve dhe një eksperiencë të shkëlqyer për klientin.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i plotë i kategorisë: planifikim, zhvillim dhe ekzekutim i strategjisë së shitjes
  • Analizë e tregut, konkurrencës dhe trendeve për të identifikuar mundësi rritjeje
  • Përzgjedhja dhe menaxhimi i portofolit të produkteve
  • Negocimi me furnitorë dhe ndërtimi i partneriteteve afatgjata
  • Menaxhimi i çmimeve, marzhave dhe performancës financiare të kategorisë
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipet e shitjes, marketingut dhe operacioneve
  • Monitorimi i KPI-ve dhe marrja e vendimeve të bazuara në të dhëna

Kandidati ideal:

  • Ka eksperiencë në menaxhim kategorie, retail ose furnizim
  • Mendim analitik dhe orientim të fortë drejt rezultateve
  • Aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikimi
  • Proaktiv, i organizuar dhe me sens të lartë përgjegjësie
  • I motivuar për të ndërtuar dhe rritur kategori me impakt real në biznes

 

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese
  • Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
  • Sigurim shëndetësor
  • Shujta ditore
  • Transport i organizuar nga kompania
  • Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional
  • Bonus bazuar në performancë
  • Ekspozim ndaj brendeve ndërkombëtare dhe praktikave moderne të biznesit
  • Mundësi reale rritjeje brenda grupit

Nëse kërkon më shumë se një punë, nëse kërkon ndikim, përgjegjësi dhe rritje kjo është mundësia jote.

Dërgo CV-në tënde në [email protected]
Afati i aplikimit: 20 tetor 2026

Mbushe formularin për aplikim