Transporter - Kategoria B
Logjistikë- Transporteri është përgjegjës të kryej transportin e mallrave sipas planit të punës, të siguroj dorëzimin në kohë dhe në gjendje të rregullt, të raportoj për çdo defekt të paraqitur dhe detyra të tjera të caktuara nga udhëheqësi.
Detyrat dhe përgjegjësitë për Transporter – Kategoria B:
- Kryen transportin e mallrave nëpër lokacionet e caktuara brenda vendit;
- Planifikon itinerarin dhe kujdeset për arritjen me kohë në lokacionet e caktuara;
- Përkujdeset që automjeti të jetë në gjendje të mirë teknike dhe se i plotëson kërkesat relevante;
- Përgjegjës për raportimin e defekteve dhe të aksidenteve të automjetit;
- Si dhe bënë punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Patent shofer të kategorisë B;
- Së paku 2 vite përvojë pune relevante;
- Të jetë bashkëpunues dhe i organizuar;
- Fleksibil dhe i shpejtë në zgjidhjen e problemeve.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik;
- Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë;
- Sigurim shëndetësor;
- Shujta ditore;
- Transporti i organizuar nga kompania;
- Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm professional;
- Ekspozim ndaj brendeve ndërkombëtare dhe praktikave moderne të biznesit;
- Mundësi reale rritjeje brenda grupit.
- Nëse kërkon më shumë se një punë, nëse kërkon ndikim, përgjegjësi dhe rritje kjo është mundësia jote.
Lokacioni: Magjistrlja Prishtinë – Mitrovicë (Parku i Biznesit – Llazarevë)
Dërgo CV-në tënde në [email protected]
Afati i aplikimit: deri më 20.10.2026.